Arrestohen shqiptarët që tentuan të kontrabandonin 20 sirianë nga Shqipëria në Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohen shqiptarët që tentuan të kontrabandonin 20 sirianë nga Shqipëria në Kosovë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Pesë shtetas të Shqipërisë janë arrestuar, pasi që tentuan t’i sillnin në Kosovë 20 sirianë në mënyrë të jashtëligjshme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së hënës në ora 14:00 në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, janë arrestuar pesë shtetas të Shqipërisë.

Siç bëhet e ditur, pesë të dyshuarit të cilët punonin taksistë, kishin qenë të rezervuar për bartjen e rreth 20 imigrantëve nga Siria përmes Shqipërisë për në Kosovë.

Pasi që Policia e Kosovës ka hasur në këta kontrabandues, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat