Bixhoz ilegal, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Bixhoz ilegal, arrestohen dy persona

Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona në rrugën “Viktor Majer”, në Prishtinë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë organizuar lojëra të fatit.

Në lokalin e të dyshuarve janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, pesë TV, 1 driver dhe disa tiketa të basteve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat