Çifti nga Ferizaj u bënë ‘copë’ me thika mes vete, përfunduan në spital

Kronikë e zezë

Çifti nga Ferizaj u bënë ‘copë’ me thika mes vete, përfunduan në spital

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Zënka mes një çifti në Ferizaj, mëngjesin e sotëm, ka përfunduar me lëndime. Çifti kanë përfunduar në spital, derisa personi i gjinisë mashkullore kishte rezultuar i kërkuar nga Policia. Në momentin e përleshjes, çifti dyshohen se kishin qenë nën ndikimin e alkoolit.

Një zënkë mes një çifti në Ferizaj, është pasuar me rrahje mes tyre. Por, nuk ka mjaftuar me aq. Çifti kanë përdorur edhe thikat gjatë përleshjes, duke i shkaktuar njeri tjetrit gërvishtje në trup.

Fjala është për një mashkull kosovar dhe një femër nga Shqipëria.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së martës, pa zbardhur drita, në një lagje jo shumë larg qendrës së qytetit të Ferizajt.

Çifti, të dy kanë përfunduar për trajtim mjekësorë, në emergjencën e spitalit rajonal të këtij qyteti.

Rastin është duke e trajtuar Policia e Kosovës.

Këta të fundit, zbuluan se personi i gjinisë mashkullore, i përfshirë në rast, ka qenë i kërkuar nga Policia e Pejës, për një rast tjetër penal.

Merret vesh se çifti, në momentin e përleshjes, gjatë të cilës përdoren edhe thikat, dyshohen të kenë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Behet e ditur se thikat e përdorura janë konfiskuar në vend ngjarje, derisa banesa ku ndodhi rasti u gjet në gjendje të konsiderueshme të demoluar, si pasojë e zënkës së dhunshme.

Rasti po hetohet në procedurë të rregullt nga Polica e Prokuroria e Ferizajt, derisa është duke u trajtuar si rast i “Lëndimit Trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat