Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte, ku mësohet se një mjet Ford është përplasur me një furgon.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital me ambulancë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.