Gruaja raportoi për dhunë në familje, përfundoi me vrasje të policit dhe verbërim të tjetrit

Kronikë e zezë

Gruaja raportoi për dhunë në familje, përfundoi me vrasje të policit dhe verbërim të tjetrit

Më: 29 janar 2020 Në ora: 08:38
Sami Thaci

Polici i Kosovës, Sami Thaqi,  ka vdekur mbrëmë gjatë një aksioni anti-drogë në një shtëpi në Zhur të Prizrenit pasi hasi në një bombë të vendosur nga pronari. Po ashtu, edhe një ndër dy policët e vrarë po dyshohet se u verbërua nga shpërthimi.

Siç merr vesh media, gruaja e të dyshuarit fillimisht kishte raportuar policinë për dhunë në familje dhe policia ka intervenuar. Më pas gruaja i ka treguar policisë se burri i saj i dhunshëm mban armë dhe drogë duke bërë që policia të kërkojë ndihmë nga ekipi i njësisë speciale anti-drogë, pjesë e të cilit ishte edhe polici i vrarë.

Gjate bastisjes për narkotik, polici tashmë i ndjerë ka hasur ne një bombe të vendosur në një dhomë të shtëpisë si lloj magazine, njofton Klan Kosova.

Nga ky shpërthim mbeti i lënduar edhe fëmija 12 vjeçar i të dyshuarit dhe dy policë të tjerë që janë duke u trajtuar në QKUK. Fatkeqësisht njëri nga policët po dyshohet se është verbuar nga lëndimet e rënda që ka marrë në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat