Paraburgim për personin që dyshohet se vrau shokun e tij për 20 euro në Suharekë - Bota Sot
Paraburgim për personin që dyshohet se vrau shokun e tij për 20 euro në Suharekë

Kronikë e zezë

Paraburgim për personin që dyshohet se vrau shokun e tij për 20 euro në Suharekë

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:17
Foto

Para tri ditësh 44 vjeçari Shaip Krasniqi nga Maqiteva e Suharekës u vra nga miku i tij i fëmijërisë Sylejman Ahmeti nën ndikim të alkoolit.

Sipas dëshmitarëve vrasja ndodhi për shkak të 20 eurove borxh që viktima i kishte dorasit.

Sot Gjykata Themelore e Prizrenit e ka lënë në paraburgim të pandehurin për 30 ditë duke treguar edhe ngjarjen e rëndë të 26 janarit.

“Rreth orës 21:45 minuta në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës për shkak edhe të mosmarrëveshjeve që vëllai i të pandehurit ia kishte borxh viktimës me iniciale SH.K. disa të holla, pasi ky i fundit largohet nga lokali menjëherë pas tij del edhe i pandehuri i cili nga kamioneta e tij e parkuar merr armën e zjarrit gjysmë automatike dhe në prezencë të dëshmitarëve ka shkrepur disa herë në drejtim, tani të ndjerit me iniciale SH.K., me ç’rast ua ka rrezikuar jetën edhe dëshmitarëve të lartcekur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat