Tri raste të dhunës në familje për 24 orë

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë

Më: 29 janar 2020 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të martës në Republikën e Kosovës.

Njëri nga ta, raportohet të ketë ndodhur në Podujevë, mëngjesin e së martës, ku është arrestuar i dyshuari, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman, ndërsa policia raporton se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuari dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Graçanicë, ku një serbe ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Në raportin e Policisë nuk jepen detaje të tjera, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër K-Serbe ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Serb. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Ferizaj janë arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër, e cila është shtetase e Shqipërisë, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Të dy janë intervistuar nga policia, ku e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar Njësitit të hetimeve Pejë.“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K/Shqiptar dhe një femër shtetase e Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një fjalosje-mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari mashkull i është dorëzuar Njësitit të hetimeve Pejë”, raporton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat