Burri nga Malisheva e rreh gruan, e bën për spital

Kronikë e zezë

Burri nga Malisheva e rreh gruan, e bën për spital

Më: 30 janar 2020 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Komunën e Malishevës nën dyshimet për sulm dhe dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, derisa, i dyshuari raportohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshortes së tij  viktimës femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me  vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat