Aksident në Pejë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në Pejë, lëndohet një person

Më: 30 janar 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Kliçinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në mes dy veturave, ku si pasojë shoferi i njërës veturë ka mbetur i lënduar.

Shoferi i lënduar është dërguar nga qytetarët për në Spitalin Rajonal të Pejës. Më pas ai është transferuar me autoambulancë për në QKUK, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Kliçinë. Si pasojë e aksidentit shoferi i njërës nga dy veturat e përfshira në aksident ka pësuar lëndime trupore. Ai nga qytetarët është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Më pas është transferuar për në QKUK, në Prishtinë”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat