Vrasja e Prengës, malli dhe 700 mijë pound u dorëzuan, por vëllai nuk u liruar, Rexhepi: Më prenë në besë

Kronikë e zezë

Vrasja e Prengës, malli dhe 700 mijë pound u dorëzuan, por vëllai nuk u liruar, Rexhepi: Më prenë në besë

Më: 31 janar 2020 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Zbulohen të tjera detaje tronditëse nga vrasja e Jani Prengës.

Mësohet se vëllai i Jani Prengës, Astrit e ka dorëzuar pjesën e mallit si dhe 700 mijë eurot, por vëllai i tij nuk u dorëzua më as i gjallë dhe as i vdekur, pasi akoma nuk dihet se ku është trupi i tij.

Sipas burimeve të Top Channel nga rrëfimi i vëllait të pengut të zhdukur, përmendet edhe një shtetas polak.

Dëshmitari tregon se pas negociatave me Gramoz Rexhepin ai ju ka thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të kokainës, nga Astriri dhe Gëzim Shullani se do lirohet pengu”.

Sipas burimeve Astrit Prenga dhe Gezim Shullani kanë kthyer pjesën e tyre prej 106 kg kokainë në Londër duke e dorëzuar tek disa shtetas nga Polonia, të dërguar nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçi.

Unë nuk e di shton dëshmitari se kujt ja dorëzoi vëllai ( Astriti) kokainën, por ai më tregoi se bashkë me të ka dorëzuar edhe 700 mijë pound.

Ditën e hënë në datën 22 janar pra pesë ditë nga rrëmbimi, Gramoz Rexhepi ka telefonuar vëllain e pengut Ndrek Prenga ( që gjendet në burg). Brenda dy orësh mësohet të ketë thënë nga Ekuadori Rexhepi vëllai do lirohet. Por kur kjo gjë nuk ka ndodhur dëshmitari tregon se janë kryer sërish telefonata me Ekuadorin dhe aty Rexhepi ka deklaruar “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pengmarrjen , ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”, thuhet në përgjime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat