Aksident në Mitrovicë, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Mitrovicë, katër të lënduar

Më: 31 janar 2020 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmjen e së premtes.

Rreth orës 20:00, dy vetura ishin të përfshira në një aksident në Tunelin e Parë në Mitrovicë.

Katër të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident   trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth  orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e aksidentit  lëndime  kane pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat