44 aksidente për 24 orë, prej tyre 17 me të lënduar

Kronikë e zezë

44 aksidente për 24 orë, prej tyre 17 me të lënduar

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 14:30
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur gjithsejtë 44 aksidente trafiku.

Prej tyre, 17 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 27 me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe po ashtu për mosrespektim të rregullave janë shqiptuar 1333 tiketa trafiku.

Janë arrestuar 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme, ku dhjetë nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat