Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se rrahu gruan e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se rrahu gruan e tij

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje e kishte rrahur bashkëshorten e  tij.

Viktima pas incidentit ka shkuar të vëllai i saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e  tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Viktima pas procedurave policore me vullnetin e saj ka shkuar te vëllai i saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat