Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka vjedhur një çantë me para
Rasti ka ndodhur pasditen e 13 janarit, ndërkaq i dyshuari është arrestuar më 2 shkurt.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari kishte depërtuar me forcë në një këmbimore dhe nga aty ka vjedhur një çantë me para.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.