Dy të akuzuarve për shpëlarje parash u konfiskohet pasuria rreth 1 milion euro

Kronikë e zezë

Dy të akuzuarve për shpëlarje parash u konfiskohet pasuria rreth 1 milion euro

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ua ka vërtetuar dënimet me burg me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S. , për veprën shpëlarje parash.

Atyre gjithashtu,  u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946 mijë e 820 eurove.

Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës  28.03.2019, është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve  nga “shpëlarja e parasë  në bashkëkryerje” dhe Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, janë ri-cilësuar në “shpëlarja e parasë  në bashkëkryerje” sipas nenit 308 të Kodit Penal të Kosovës  dhe nenit 56  par.1, pika 1.1 dhe 1.2 e Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit.

Rivlerësimi juridik nuk ka ndikuar në dënimin e të akuzuarve.  Në çështje tjera aktgjykimi i ankimuar ka mbetur i pandryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat