U konfiskohet pasuria prej 1 milion eurosh dhe u jepet nga dy vjet burgim, dy personave

Kronikë e zezë

U konfiskohet pasuria prej 1 milion eurosh dhe u jepet nga dy vjet burgim, dy personave

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ua ka vërtetuar dënimet me burgim me kusht prej dy vjetësh të të akuzuarve F.S. dhe M.S. 

Atyre gjithashtu,  u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurove.

Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës  28.03.2019, është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve  nga “Shpëlarja e parasë  në bashkëkryerje” sipas nenit 308 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  (KPRK) dhe nenit 32 par.2 nënpara.2.1 dhe 2.2 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, janë ri-cilësuar në “Shpëlarja e parasë  në bashkëkryerje” sipas nenit 308 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  (KPRK) dhe nenit 56  par.1, pika 1.1 dhe 1.2 e  Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit.

Gjithsesi ky rivlerësim juridik nuk ka ndikuar në dënimin e të akuzuarve.  Në çështje të tjera aktgjykimi i ankimuar ka mbetur i pandryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat