42 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

42 aktakuza për 24 orë

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 10:28
Foto

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së paluajtshme”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë të hënës ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar. Gjithashtu, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, ka ndodhur një ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në katër raste të ndara dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat