Elbasan: Ky është polici i plagosur dje, kur 27 vjeçari në kërkim çau 2 postblloqe, ngeci tek i treti

Kronikë e zezë

Elbasan: Ky është polici i plagosur dje, kur 27 vjeçari në kërkim çau 2 postblloqe, ngeci tek i treti

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 21:04
Ilustrim

Ndjekja policeske si në filma që nisi në Korçë për të përfunduar në Elbasan me përplasjen e tre makinave përfundoi me 5 të plagosur mes tyre dhe një polic.

Efektivi i Shqiponjave, 26 vjeç  i identifikuar me inicialet E. A po merr mjekim në spitalin Ushtarak.  

Protagonist i ngjarjes është Aldiron Shehu nga Gjirokastra, rezultonte person në kërkim për kultivim e shitje të narkotikëve. Dje fillimisht ai nuk i është bindur policisë në Korçë, e më pas në Pogradec. Ndërsa ishte në ndjekje, ka çarë me mjetin e tij Pasat me targa greke edhe një postbllok në Librazhd.  Arratisja e çmendur ka vene në alarm autoritetet policore, të cilët më pas i kanë ngritur një postbllok në Krastë të Elbasanit.

Po në këtë pikë, 27 vjeçari sipas raportimeve ka hedhur në rrugë një zinxhirë me gozhdë për të penguar ndjekjen nga një makinë me efektivë që i ishte vënë pas që prej Korçës.

Në Krastë të Elbasanit 27 vjeçari goditi makinën e policisë qe i kishte ngritur postbllok dhe një autoshkollë. Nga aksidenti 5 persona mbetën të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Dje polici u vizitua në spital nga Drejtori i Policisë së Shtetit i cili është shprehur se në rast se është nevoja për një trajtim më të specializuar, të dërgohet menjëherë jashtë shtetit.

Ndaj 27 vjeçarit rëndojnë veprat penale "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, "Mosbindja ndaje urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publikë", Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat