49 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

49 aktakuza për 24 orë

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 11:04
Foto

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2, për “Shpëlarje e parave” nga neni 308, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri me inicialet G.S. për vepër penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e penalizuar si Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës nga neni 146 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat