Ky person i rrezikshëm kërkohet nga Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

Ky person i rrezikshëm kërkohet nga Policia e Kosovës

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 15:52
Adem (Isuf) Helshani

Policia e Kosovës – drejtoria rajonale e policisë në pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të gjykatës themelore pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Personi i kërkuar është:


Adem (Isuf) Helshani i lindur me 21.08.1974 në ozrim-pejë.
i pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
2- (dy) raste për veprën penale “vrasje e rëndë”
3- (tri) raste për veprën penale “tentim vrasje e rëndë”
1- (një) rast për veprën penale “lendim i rëndë trupor”
1- (një) rast për veprën penale “lendim i lehtë trupor”


i pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar që nga viti 2017


Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e republikës së kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë policinë e kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Image
Njoftimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat