Tentuan të vjedhin para në bankomat, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Tentuan të vjedhin para në bankomat, arrestohen dy persona

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kryer bastisje të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës dhe gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi në fshatin Kijevë, kanë tentuar që të kryejnë vjedhjen e të hollave në Bankomatin e TEB Bankës.

Sipas Policisë, gjatë punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin, si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi të ndryshme.

“Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë M.M. 29 vjeçar, F.K. 29 vjeçar. Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen”, thuhet në komunikatë.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit një automjet të tipit Renault Llugano, dy maska, dy palë dorëza, një qantë krahu, një duks ngjyrë e zezë, një pallto reflektuese me kapelë, një kapelë të zeza, dy jelek reflektues-trafiku, një palë atlete

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat