Makina del nga rruga dhe bie në lumin Shkumbin, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga dhe bie në lumin Shkumbin, humb jetën një person

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 08:18
Ilustrim

Një makinë ka përfunduar në lumë, duke bërë që drejtuesi i saj të gjejë vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e premte.

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras, S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit. Shërbimet e policisë dhe rë zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit 35-vjeçari.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat