Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:22
Ilustrim

Mediat italiane informojnë sot se policia italiane e Foggias në bashkëpunim me atë të Barit kanë arrestuar një 51 veçar shqiptar i shpallur në kërkim e i konsideruar një trafikant i rrezikshëm droge.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që nga janari i 2020 pasi mundi t'i shpëtoj operacionit të antidrogës së Barit ku u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptarë që trafikonte drogë e armë në territorin e Puglias.

51 vjeçari shqiptar prej një muaji qëndronte i fshehur në një fermë në jug të Foggias. Pas sinjalizimeve, ndërtesa u vë në mbikqyrje nga policia italiane që me anë të aparaturave speciale mundi të identifojë personin që fshihej brenda banesës e që tregonte mjaft kujdes për të mos lëvizuar jashtë mureve të saj.

Në momentin e arrestimit 51 vjeçari shqiptar tentoi të fshihej në çati.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar për akuzën e trafikut të marijuanës, kokainës, heroinës e hashashit si dhe anëtar i një grupi kriminal me veprim në Andria, Barletta, Foggia, Cerignola e pothuasje në të gjithë territorin verior në provincën e Barit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat