Një shkupjan pasi është ngjitur në cisternë ka ndërruar jetë nga goditja elektrike

Kronikë e zezë

Një shkupjan pasi është ngjitur në cisternë ka ndërruar jetë nga goditja elektrike

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 18:34
Ilustrim

Në SPB Shkup në ora 08:40 të mëngjesit të sotëm u raportua se një person derisa ishte ngjitur në cisternë e cila ishte afër stacionit të hekurudhës në Ilinden është goditur nga një sulm elektrik.

Nga MPB-ja konfirmuan për MIA-në se personi kishte vdekur dhe se ishte identifikuar se bëhet fjalë për M.B (46) nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet nga SPB Shkup, Brigada Territoriale e Zjarrfikësve dhe Shërbimet e Urgjencës Mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat