Gjendet një 70 vjeçar i vdekur në Prizren, ende nuk dihet identiteti - Bota Sot
Gjendet një 70 vjeçar i vdekur në Prizren, ende nuk dihet identiteti

Kronikë e zezë

Gjendet një 70 vjeçar i vdekur në Prizren, ende nuk dihet identiteti

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Një i pastrehë, rreth 70 vjeç është gjetur i pa shenja jete në rrugën “Rrustë Kabashi”, në Prizren.

Sipas policisë, rreth orës 18-20 është parë një person i shtrirë në jetë, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, pasi që dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë.

Ndërsa shtoi se nuk janë vërejtur lëndime apo dyshime në trupin e viktimës.

“Rruga “Rrastë Kabashi”, rreth orës 18:20 policia ka pranuar një informacion për një person të shtrirë në rrugë, dhe në momentin që policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencën, mjeku ka konstatuar se personi i moshës se shtyrë rreth 70 vjeçar është pa shenja jete. Ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë”, ka thënë ai.

Policia po e trajton rastin si vdekje e dyshimtë, është njoftuar prokurori kujdestar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat