Prishtinasit e rrezikshëm, mbajnë armë pa leje, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Prishtinasit e rrezikshëm, mbajnë armë pa leje, arrestohen katër persona

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 12:36
Ilustrim

Dje në Prishtinë, janë arrestuar katër persona, pasi që iu gjetën armëmbajtje pa leje.

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 08.02.2020 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 08.02.2020 – 12:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë dhe një sprej. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Tahir Zemaj, Prishtinë 08.02.2020 – 22:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat