Mësoni detajet e reja rreth rrahjes masive që ndodhi mbrëmë në Prishtinë - Bota Sot
Mësoni detajet e reja rreth rrahjes masive që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Mësoni detajet e reja rreth rrahjes masive që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur rreth orës 01:10 pas mesnate afër një klubi të natës në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Rrahja ka pasur edhe të lënduar, të cilët kanë marrë tratman mjekësor në QKUK.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë se nuk është regjistruar një incident i tillë.

Menaxheri i klubit ka mohuar që rrahja të ketë ndodhur brenda klubit.

Megjithatë, ai ka treguar për një rrahje e cila siç thotë, ka ndodhur jashtë. Si pasojë e kësaj rrahjes, xhamat e klubit të natës janë thyer.

“Jashtë pak diçka ka ndodhë, por brenda jo, s’ka ndodhë kurrgjë. Jashtë me të tregu drejt s’jam në rrjedha. E di që pak ishin kapë, njëri e ka gjujtë një këpucë, i ka thy xhamat. Për ma shumë Policia e di. Për çfarë arsye, qysh, tek, s’e di. Policia kanë qenë aty, kanë qëndru nja 20 minuta”, ka thënë ai.

Menaxheri thotë se Policinë e kanë koantaktuar ata.

“Do xhama naj kanë thy prej kallaballakut dikush, po na nuk jemi marrë me atë punë. E kemi thirrë Policinë, e kanë marrë punën në dorë edhe kanë ecë”, ka thënë ai.

Se nuk ka pasë rrahje brenda, menaxheri i klubit ka thënë se e dëshmojnë edhe kamerat e sigurisë, derisa ka shtuar se ndeja ka kaluar pa incidente deri në orën 03:00 pas mesnatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat