Rrah babanë, e bën për spital

Kronikë e zezë

Rrah babanë, e bën për spital

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, i sulmon fizikisht dhe babait të tij i shkakton lëndime trupore për çka posedon raport mjekësor.

Trajtim mjekësor ka marrë edhe i dyshuari pasi e kishte goditë me dorë xhamin e derës së shtëpisë.

Rasti ka ndodhur dje në ora 10.00, njofton Policia e Kosovës në raportin e rregullt 24-orësh.

Prokurori të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Gjilanit, repartin e psikiatrisë për tretman mjekësor dhe mbetet në mbikëqyrje të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat