Një vdekje e dyshimtë është regjistruar të dielën në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Prizren.
Sipas njoftimit, rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës vëllai i viktimës, ku me pas ka qenë ekipi mjekësor ai i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.