Zbulohet një kazino në Drenas, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Zbulohet një kazino në Drenas, arrestohen dy persona

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Drenas, pasi që gjatë kontrollit të një lokali, janë hasur duke zhvilluar aktivitete të lojërave te fatit në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se të dielën rreth orës 19:00, janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit dhe 1.171 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat