Bëhen tapë me raki, dalin me pranga në duar nga lokali

Kronikë e zezë

Bëhen tapë me raki, dalin me pranga në duar nga lokali

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, pasi kanë refuzuar të largohen nga lokali që kishte tejkaluar orarin e punës.

Në çantën e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok dhe një brisk.

Njëri  nga të dyshuarit ka refuzuar t’i bëhet alkool testi, ndërsa i dyshuari tjetër ka rezultuar me 1.12 promilë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në ora 2:00, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat