Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit të linjës Tiranë – Prishtinë

Kronikë e zezë

Kapen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit të linjës Tiranë – Prishtinë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Njësitë e doganës kanë kapur një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të fshehura në një autobus të linjës Prishtinë-tiranë.

Medikamentet ishin fshehur në sistemin e klimatizimit të autobusit dhe gjithashtu një kuti me lente optike me dioptri të ndryshme ishte fshehur nën ulësen e vozitësit.

Dogana ka njoftuar se personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.

“Njësit e doganës kanë parandaluar kontrabandimin emedikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë. Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal. Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit:, thuhet në njoftimine  Doganës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat