Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person - Bota Sot
Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë,  në fshatin Penuhë të Podujevës.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e këtij aksidenti, edhe një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 16:10 në fshatin Penuh ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku të përfshira janë dy vetura, si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime të lehta”, u shpreh Rexhepi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat