Kush janë biznesmenët nga Istogu që u plagosen mbremë

Kronikë e zezë

Kush janë biznesmenët nga Istogu që u plagosen mbremë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 14:24
Ilustrim

Të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e vona të natës në Istog. Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Istog, dy biznesmenë janë përfshirë në një sherr ku pati edhe të plagosur.

Media mëson se arsyeja e plagosjes ka qenë një sherr i mëhershëm mes dy biznesmenëve, Shaban Hasan e Mirsad Gegollaj.

Dyshohet se Hasanaj e ka plagosur me armë armë zjarri Gegollajn, ndërsa nga të shtënat janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së tij.

Mirsad Gegollaj ka mbetur i plagosur në qafë nga arma e zjarrit, por që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari që ka shtënë me armë është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat