Gjykata në Deçan: Skender Radonqiq dënohet me dy vite burgim për vjedhje

Kronikë e zezë

Gjykata në Deçan: Skender Radonqiq dënohet me dy vite burgim për vjedhje

Nga: Adem Lushaj Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 15:54
Ilustrim

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës, dega në Deçan, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, është marr vendim që i akuzuari Skender Radonqiq  (1968) nga Peja, të dënohet me dy (2) vite burgim, si dhe të paguan gjobën prej 1500 (njëmijë e pesëqind) euro, për tri vepra penale të vjedhjes. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e shtetit, që përfaqësohej nga prokurori Astrit Gashi, thuhet se i akuzuari Skender Radonqiq, ka kryer vjedhje në tri biznese të Deçanit, çka ka kryer vepër penale të vjedhjes, sipas nenit 325 të KPK-së.

Gjyqtari i rastit Sulltan Dobraj, pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka vendosur që Skender Radonqiq, t’i caktohet masa e burgimit prej dy (2) vitesh, si dhe gjobën prej 1500 (njëmijë e pesëqind) eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat