Arrestohet i arratisuri nga pavijoni i Dubravës - Bota Sot
Arrestohet i arratisuri nga pavijoni i Dubravës

Kronikë e zezë

Arrestohet i arratisuri nga pavijoni i Dubravës

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 15:56
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00, pas letër – rreshtimit të lëshuar për një ikje nga pavijoni gjysmë i hapur i Dubravës, Policia e Kosovës ka arrestuar personin e arratisur M.K.

M.K. më 9.02.2020 ishte larguar nga Dubrava, ku po mbante dënimin  për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar.

I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Dubravë për të vazhduar mbetjen e dënimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat