Arrestohet personi i kërkuar për “Rrezikim të trafikut publik”, i dënuar me 1 vit burg - Bota Sot
Arrestohet personi i kërkuar për “Rrezikim të trafikut publik”, i dënuar me 1 vit burg

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i kërkuar për “Rrezikim të trafikut publik”, i dënuar me 1 vit burg

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:18
Ilustrim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga  Gjykata Themelore në Pejë, për veprën penale: ‘Rrezikimi i trafikut publik’, i dënuar me një (1) vit burg.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: H.I. i lindur me 1951, m/k/sh, i cili është i dënuar me një (1) vit burg.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.

Gjatë periudhës kohore nga data 01.02.2020 deri me datën 10.02.2020, janë arrestuar njëzet (20) persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, nga këta dymbëdhjetë (12) persona të dënuar me dënime efektive me burg dhe atë nga dënimi me gjobë e deri në katër (4) vite burgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat