Arrestohet një person që iku nga Burgu i Dubravës

Kronikë e zezë

Arrestohet një person që iku nga Burgu i Dubravës

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:43
Burgu i Dubraves

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot rreth orës 10:00 pas letër-rreshtimit të lëshuar për të larguarin nga Pavioni Gjysmë i Hapur i Qendres Korrektuese në Dubravë, ka arrestuar personin e larguar me inicialet M.K.

M.K ishte larguar nga ky pavijon me datën 09 shkurt, ku po mbante dënimin për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Dubravë për të vazhduar mbetjen e dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat