Vrasje në tentativë në Pejë - Bota Sot
Vrasje në tentativë në Pejë

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Pejë

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për një vrasje në tentativë në Pejë.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 02:13 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

“Është arrestuari dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës mashkull  kosovar”, thuhet në raport.

Viktima është plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Pistoleta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat