Aksident i rëndë në Rahovec, mjekët ia këpusin këmbën një punëtori

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Rahovec, mjekët ia këpusin këmbën një punëtori

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 15:01
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Denj të Komunës së Rahovecit.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën Xërxë-Kramovikë, derisa kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri madje në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

“Një veturë, shoferi i së cilës për shkak të mospërshtatjes shpejtësisë të lëvizjes, papritur ka goditur një kamion të mbeturinave, i cili ishte ndalur në rrugë, ku dy punëtorët që kanë qenë pas kamionit janë goditur.

Përveç dëmeve materiale, njëri nga punëtorët ka pësuar dëmtime të mëdha trupore, ku ka dy këmbë të thyera, e sipas doktorëve njërën këmbë ia kanë këputur, i cili është dërguar në QKUK.

Ndërsa tjetrui punëtor është dërgu për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë për media, shefi i trafikut rajonal të Gjakovës, Albin Sahatqija.

Sahatqija ka konfirmuar gjithashtu se tashmë i dyshuari për këtë rast është arrestuar, ndërsa është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat