Brenda pak minutash dy aksidente në Vlorë, 6 të plagosur

Kronikë e zezë

Brenda pak minutash dy aksidente në Vlorë, 6 të plagosur

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 17:38
ilustrim

Dy aksidente janë regjistruar pasditen e sotme (12 shkurt) në Vlorë.

Në fshatin Peshkëpi të Vlorës dy automjete janë përplasur, ku si pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.  Tre prej janë dërguar me ambulancë në spital, ndërsa 2 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Paraprakisht mësohet se një prej makinave i ka prerë rrugën tjetrës.

Ndërsa një tjetër aksident në ndodhur në Pyllin e Sodës, ku një i moshuar është aksidentuar rëndë.

70-vjeçari është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plagë në kokë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të dy aksidenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat