Aksident i rëndë në Vlorë, pesë persona të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Vlorë, pesë persona të plagosur

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 17:37

Pasditen e sotme një aksident rrugor është shënuar në fshatin Pëshkëpi të Vlorës.Disa automjete janë përfshirë në një aksident, e si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të mësuar më tepër rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërkohë personat janë transportuar drejt spitalit të Vlorës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat