“Më kanë lëvizur nga fjala”, Gramoz Rexhepi tregoi emrat e personave që rrëmbyen Jan Prengën

Kronikë e zezë

“Më kanë lëvizur nga fjala”, Gramoz Rexhepi tregoi emrat e personave që rrëmbyen Jan Prengën

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 18:05

Gentian Doçi është një nga më të kërkuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ai shfaqet në disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, N.Prenga.

Më herët vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës.

“Gentian Doci kishte komunikuar me Astritin dhe i kishte thënë: Ju e dini se ku e kini vëllain, që nënkuptonte se më keni marrë mallin, dhe prandaj ju mora vëllain”, tregon vëllai tjetër i jan Prengës, Antoni i cili jeton në Angli.

“Unë e di se si janë ndarë gjërat, por unë juve ju jap besën, ktheni pjesën tuaj ju, pra vëllai juaj Astriti së bashku me Gëzim Shullani se do lirohet pengu”, vijon më tej deklarimi.

Anton  Prenga tregon se si e ka marrë vesh ai ngjarjen dhe zbulon bisedat me të vëlllanë Astritin dhe shokun e tyre Gëzim Shullanin.

Në deklaratën e njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, Antonit, ku tregohet edhe biseda kur ai mori vesh për rrëmbimin e të vëllait, tregon edhe për emrat që Gramoz Rexhepi, personi me të cilin ata kishin kontaktuar për kthimin e Janit, bënte përgjegjës për rrëmbimin.

Gramoz Rexhepi ju kishte thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të kokainës, nga Astriri dhe Gëzim Shullani se do lirohet pengu”.

Më tej në dëshminë e Anton Prengës i ardhur në Shqipëri për të gjetur të vëllain, thuhet se Gramozi ka thënë: “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pengmarrjen , ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat