Grabitësit e torturojnë dhe ia marrin 1.500 euro, rrëfehet pronari i dyqanit

Kronikë e zezë

Grabitësit e torturojnë dhe ia marrin 1.500 euro, rrëfehet pronari i dyqanit

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 20:33

Ngjarja ka ndodhur në Vrellë të Komunës së Istogut, ndërsa grabitësit morën mbi 1500 euro nga dyqani i Arben Dreshajt .

Është ora 20 e mbrëmjes, ndërsa qetësia ka kapluar fshatin Vrellë të Istogut.E brenda këtij dyqani, si zakonisht po punonte pronari i tij.

Por, papritmas Arben Dreshajn diçka jo e zakonshme e shqetësoi.Një veturë me goxha shpejtësi u ndal para dyqanit të tij.

Nga këtu dolën dy persona të maskuar e të armatosur të cilët u futën në dyqan.

Ata ia drejtuan armën Arben Dreshajt e shtunë në një qosh, e më pas filluan të ushtrojnë dhunë ndaj tij.Pos që e maltretuan në këtë vend, këta grabitës nuk e lan me kaq.

Ata e tërhoqën zvarrë Arben Dreshajn deri tek arka.Këtu, siç shihet edhe në kamerat e sigurisë të siguruara nga T7, këta dy keqbërës morën edhe paratë që ishin aty.Më pas nga këtu, me veturën që erdhën edhe u larguan nga vendi ku kryen këtë vepër.

Ndërkohë, Arben Dreshaj ka rrëfyer tmerrin që përjetoi një natë më parë.Dreshaj thotë se u mundua të rezistoj porse një gjë të tillë e kishte të pamundur. 00:41.Ai tutje ka treguar edhe shumën që grabitësit ia morën në dyqanin e tij.

Ndërkohë, në vend të ngjarjes kanë dalur edhe policia.Ata Arben Dreshajn e dërguan në spital, ku mori trajtim mjekësor.01:31Televizioni T7, ka kontaktuar me Policinë në qytetin e Istogut.

Të njëjtin kanë konfirmuar rastin, porse kanë bërë me dije se deri me ani nuk ka të arrestuar për këtë vepër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat