Një shtëpi merr flakën, digjet brenda 80-vjeçarja

Kronikë e zezë

Një shtëpi merr flakën, digjet brenda 80-vjeçarja

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 10:25
Ilustrim

Një 80-vjeçare me iniciale S.Z. ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas djegies së një kasolleje në një stan në urën e Gjormit në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 08:37 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

“Informacion paraprak/ Më datë 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë  dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat