Vodhën pajisje të makinerisë së gurëthyesit prej 250 mijë euro, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Kronikë e zezë

Vodhën pajisje të makinerisë së gurëthyesit prej 250 mijë euro, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve me inicialet Xh.M dhe B.V, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Më 04.02.2020, në rrugën regjionale Rahovec-Suhareke, pikërisht në gurëthyesin “Shkoza” në Komunën e Rahovecit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, dy të pandehurit në bashkëkryerje, duke i ndarë rolet, vjedhin pasurinë e të dëmtuarit, shtetas turk E.E. Duke e shfrytëzuar momentin kur nuk ishin prezent punëtorët, së pari kontaktojnë me të pandehurin B.I., me të cilin paraprakisht i prezantohen si pronar të gurëthyesit, e më pas dakordohen që pajisjet metalike i njëjti ti blejë në vlerë 4 mijë e 400 euro. Të nesërmen, që të tretë pajisen me mjete të përshtatshme për prerjen e pjesëve metalike dhe transportimin e tyre, duke marrë pjesë të ndryshme të makinerisë së gurëthyesit, ku sipas pronarit kanë arritur të shkatërrojnë pjesërisht pronën e tij , ku vlera e demit ka arritur shumën rreth 250 mijë euro “- njofton Prokuroria Themelore në Gjakovë përcjell Klan Kosova.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurve ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat