Aksident në Mitrovicë, lëndohet një i mitur

Kronikë e zezë

Aksident në Mitrovicë, lëndohet një i mitur

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën më Mitrovicë, ku si pasojë, një i mitur ka mbetur i lënduar

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicën e Jugut, ku i dyshuari, shtetas i Zvicrës ka goditur këmbësorin e mitur.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat