“Gjurma” e Jan Prengës, policia gjen qesen me njolla gjaku 1 kilometër nga kompleksi “Golden”

Kronikë e zezë

“Gjurma” e Jan Prengës, policia gjen qesen me njolla gjaku 1 kilometër nga kompleksi “Golden”

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia beson se ka gjetur një tjetër gjurmë të 49-vjeçarit Jan Prenga pas rrëmbimit dhe vrasjes së tij më 17 janar në kompleksin Golden në Shijak. Rreth 1 kilometër nga ky objekt në një zonë pylli policia ka gjetur një qese plastike të gjakosur.

Materiali që besohet se është përdorur për të transportuar trupin e Jan Prengës është gjetur në datën 31 janar dhe menjëherë mostrat e gjakut janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim nëse i përkasin viktimës.

Kur po bëhet një muaj nga ngjarja, policia ende nuk ka gjetur trupin e 49-vjeçarit Jan Prenga ndërsa për këtë ngjarje deri tani janë arrestuar shtetasit Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe është vetëdorëzuar Ardian Doçi si dhe janë shpallur në kërkim nëntë të tjerë.

Dyshohet se shkak i pengmarrjes ishin disa llogari të hapura të vëllezërve të Prengës për trafikimin e një sasie kokaine në Angli. Ditën e djeshme grupi i hetimit publikoi edhe disa fotografi të hyrje-daljeve të autorëve në kompleksin Golden në Shijak, ku duket momenti I transferimit të trupit nga një mjet Range Rover në një furgon me të cilin dyshohet se është zhdukur kufoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat