Dy vjet burg me kusht ndaj të akuzuarës që tha se në Siri shkoi për ta kthyer djalin në Kosovë

Kronikë e zezë

Dy vjet burg me kusht ndaj të akuzuarës që tha se në Siri shkoi për ta kthyer djalin në Kosovë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht të akuzuarën për pjesëmarrje në grupin terrorist, ISIS, Fikrije Lutfiu, pasi që më herët ajo kishte pranuar fajësinë.

Ky dënim i shqiptuar ndaj të akuzuarës Lutfiu nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen vepër tjetër penale brenda afatit prej tre viteve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të enjten nga gjykatësja e Departamentit Special, Albina Shabani-Rama.Gjykatësja Shabani-Rama ka njoftuar se nëse e akuzuara kryen vepër të re penale, atëherë dënimi me kusht do t’i zëvendësohet në atë me burgim, ku do të llogaritet edhe koha që ajo e ka kaluar në arrest shtëpiak.

Krahas dënimit të kushtëzuar, e akuzuara Lutfiu është obliguar që të përmbushë detyrimin, vizitë tek psikologu apo këshilluesi, për një periudhë dyvjeçare.Për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimit me kusht dhe detyrimit të shqiptuar ndaj të akuzuarës, është obliguar Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Revokimi i dënimit me kusht, sipas gjykatëses, do të bëhet edhe në rast se e akuzuara nuk mban kontakte me shërbimin sprovues ose nuk përmbush detyrimet me të cilat është ngarkuar.E akuzuara Luftiu është liruar nga pagesa e shpenzimeve procedurale, me arsyetimin se kjo do ta rrezikonte ekzistencën materiale të saj dhe familjarëve tjerë.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 15 dite nga pranimi i kopjes së tij.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 31 dhjetor 2019 ka ngritur aktakuzë ndaj Fikrije Lutfiut për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 par.2 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 31 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Fikrije Lutfiut për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143, paragrafi 2 të KPRK-së.Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, Fikrije Lutfiu, akuzohet se më 12 shtator 2014, me dashje, me vetëdije të plotë e ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe përmes Aeroportit të Prishtinës, ka udhëtuar për në Stamboll përmes Republikës së Turqisë dhe ka hyrë në Siri, ku edhe është bashkuar me bashkëshortin e saj, i cili kishte udhëtuar përmes Aeroportit të Shkupit, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS.PSRK-ja pretendon se kjo organizatë, në këto vende është duke luftuar dhe vepruar, duke shkaktuar akte dhune, maltretime të ndryshme e deri te vrasjet e civilëve të pafajshëm në këto shtete, nga e cila organizatë e akuzuara është financuar rregullisht me një shumë të hollash prej 50 eurove në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat