Ndodh në Kosovë, 18 vjeçarja thotë se u dhunua nga xhaxhai i saj 56 vjeçar - Bota Sot
Ndodh në Kosovë, 18 vjeçarja thotë se u dhunua nga xhaxhai i saj 56 vjeçar

Kronikë e zezë

Ndodh në Kosovë, 18 vjeçarja thotë se u dhunua nga xhaxhai i saj 56 vjeçar

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Një 18 vjeçare e komunitetit ashkali, e zhdukur prej 10 ditësh në Gjakovë, është gjetur dje nga Policia e Kosovës.

Merret vesh se e reja, pasi u gjet nga policia dhe u kthye në shtëpi, u pohoi atyre se largimi i saj nga shtëpia kishte ndodhur pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj.  56 vjeçar, është arrestuar menjëherë nga Policia, nën dyshimet se ka kryer përdhunim ndaj mbesës së tij.

“Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor”, ka konfirmuar rastin zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

Megjithatë, autoritetet lokale të sigurisë, po dyshojnë se viktima, 20 vjeç, e komunitetit ashkali, vuan nga problemet psikike.

Rasti është duke u hetuar, derisa viktima, me urdhëresë të prokurorit të çështjes, do të dërgohet në ekzaminim mjekësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat